Forcat e rendit janë bërë gati për protesta të reja gjatë ditës së sotme në Barcelonë të Spanjës, pas një nate të gjatë përplasjesh me protestuesit, që kundërshtonin arrestimin e nëntë separatistëve katalan.
Grumbuj mbeturinash të djegura, biçikleta të shkatërruara dhe shumë dëme materiale, kishin mbushur rrugët, derisa vëreheshin shenjat e zjarreve që u ndezën gjatë trazirave të një nate më parë, transmeton Telegrafi.
Derisa situata është e qetë, gjatë orëve të pasdites pritet grumbullimi i separatistëve të rinj të quajtur Arran, që kanë bërë thirrje për grumbullim ‘kundër represionit’ rreth orës katër të pasdites, në qendër të Barcelonës që tashmë është dërmuar prej protestave të vazhdueshme.
Zyrtarët shëndetësorë, kanë treguar se në spitale janë pranuar rreth 200 njerëz me lëndime të ndryshme, derisa shumë të tjera kanë lëndime të lehta. /Telegrafi/