Telegrafi

Barcelona e dërgon raportin mjekësor të Dembeles në La Liga

Barcelona e ka dërguar raportin e tyre mjekësor për Ousmane Dembele në La Liga.

22-vjeçari sapo është rikthyer në Barcelona nga Finlanda, ku iu nënshtrua një operacioni nga lëndimi që pësoi me 3 shkurt.

Raporti përmban detaje të dëmtimit, llojin e operacionit që Dembele ka pasur dhe kohën e zgjatjes së rikuperimit të tij – që pritet të jetë gjashtë muaj.

Vendimi i La Ligës do të vijë brenda 72 orëve.

Aty do të vendoset nëse Blaugranat mund të nënshkruajmë me një lojtar si zëvendësim për francezin apo jo. /Telegrafi/