Sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi, është bërë shënjestër e Barcelonës, mirëpo katalunasit sërish do të jenë në konkurrim me Romën.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Blaugranët dëshirojnë transferimin e futbollistit italian në verën e ardhshme.
Ai konsiderohet si një alternative për Luis Suarez në formacionin me tre sulmues.
Nga ana tjetër, Roma ka kohë që është në kërkim të 24-vjeçarit, sidomos prej se Eusebio Di Francesco (ish-trajner i Sassuolos) e ka marrë në drejtim klubin kryeqytetas.
Në 196 ndeshje të zhvilluara për Sassuolon, Berardi ka shënuar 68 gola dhe ka dhuruar 46 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=MhUaK9gVtGU
Mirëpo, temperamenti i tij ka qenë gjithmonë një çështje për t’u analizuar pasi i ka marrë pesë kartonë të kuq direkt, si edhe është ndëshkuar plot 54 herë me kartonë të verdhë.
Barcelona dhe Roma kanë krijuar një rivalitet në tregun e transferimeve, pasi klubi spanjoll ua rrëmbeu Malcomin në çastet e fundit kur ishte duke pritur në aeroport për t’u nisur në Itali. /Telegrafi/