Site icon Telegrafi

Barcelona e bën Sterlingun prioritetin e tyre kryesor të transferimeve

Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling është bërë objektivi kryesor i transferimeve të Barcelonës.  

Reprezentuesi anglez përballet me konkurrencë të ashpër për vendin e titullarin në Etihad Stadium.

Mundësitë e pakta në sezonin e fundit dhe aktualin kanë bërë që Sterling të mendoj seriozisht largimin nga City.

Lexo po ashtu Barcelona intensifikon planet për transferimin e Sterlingut

Sterling ka pranuar se mundësia për të përjetuar jetën jashtë Ligës Premier apo diku ku do luante rregullisht do të ishte tërheqëse për të.

Sipas gazetës Sport, Barcelona e ka bërë Sterlingun si prioritetin e tyre kryesor për afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Camp Nou synon ta bëjë një marrëveshje huazimi me Cityn për shërbimet e yllit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version