Barcelona duhet t’i paguajë Lionel Messit bonus besnikërie në fund të sezonit në vlerë prej 33.5 milionë eurosh, edhe nëse ai vendos të largohet nga Camp Nou.
Argjentinasit do t’i skadojë kontrata me Blaugranët në verën e ardhshme, ashtu që ai mund të largohet si lojtar i lirë nëse nuk vendos të qëndrojë.
Mirëpo, ESPN raporton se në bazë të kontratës së nënshkruar në vitin 2017, ai do të marrë një bonus në vlerë prej 33.5 milionë eurosh.
Kontrata e nënshkruar mes palëve besohet të ketë pasur një bonus besnikërie ne vlerë prej 67 milionë eurosh, ndërsa Messi e ka marrë gjysmën e asaj shume në muajin shkurt.
Dhe meqenëse kontrata i përfundon në qershor, 33-vjeçari do ta marrë edhe pjesën tjetër të bonusit në fund të këtij edicioni të futbollit. /Telegrafi/