Tahith Chong është njëri nga lojtarët më të talentuar në radhët e Manchester Unitedit.
Por gjiganti anglez rrezikon ta humbas në verë me parametra zero talentin e ri holandez.
Kontrata e Chong skadon në verë, derisa Djajtë e Kuq ende nuk kanë arritur marrëveshje për një bashkëpunim të ri me lojtarin.
20-vjeçari ka kërkuar garanci nga klubi nëse do të luaj më shumë për ta vazhduar kontratën dhe ky është ngërçi i madh mes palëve.
Derisa United ende nuk e ka bindur për një kontratë të re Chongun, Barcelona është futur në garë për t’ia rrëmbyer Djajve të Kuq holandezin e talentuar.
Mediat angleze kanë raportuar se katalunasit e kanë ndjekur nga afër sulmuesin anësorë dhe duan ta transferojnë në Camp Nou.
Chong e ka mirëpritur interesimin e Barcelonës dhe po mendon të nënshkruajë para kontratë me kampionët në fuqi të Spanjës.
Gjithsesi interesim për tinejxherin holandezin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha italiane Inter dhe Juventus.
Chong këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje me ekipin e parë të United në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/