Telegrafi

Barcelona me disa mungesa ndaj Real Madridit, konfirmohet edhe lëndimi i Sergi Robertos

Barcelona do të jetë pa disa lojtarë kryesorë në derbin ndaj Real Madridit, shkaku i lëndimeve të tyre.

Skuadra katalunase ka njoftuar se Sergi Roberto ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Mesfushori i konvertuar në mbrojtës do të mbetet jashtë fushës për dy deri në katër javë, që i bije se nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Los Blancos.

Blaugranasit dhe madrilenët do të takohen të dielën e javës së ardhshme nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.

Përveç Robertos, te Barcelona do të mungojë edhe Luis Suarez, që thuajse e ka humbur sezonin, e që bashkë me të është edhe Ousmane Dembele, gjersa në dilemë mbetet paraqitja e Jordi Alabas.

Edhe Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në Eden hazardin që pësoi lëndim ndaj Levantes, e të njëjtën gjë e ka edhe Rodrygo Goes që është ndëshkuar me karton të kuq te Castilla. /Telegrafi/