Barcelona ‘ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet’ me Sevillan, ka bërë të ditur klubi katalanas me një komunikatë për media.
FC Barcelona ka njoftuar se drejtuesit e Sevillas sot refuzuan të marrin pjesë në drekën tradicionale mes drejtorëve para ndeshjes së sotme mes dy skuadrave.
Pas kësaj klubi andaluzian lëshoi një deklaratë ku treguan se shkaku i rastit Negreira, drejtorët e Sevillas nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje në shenjë proteste kundër akuzave të Blaugranave për ryshfet.
ℹ️ Comunicado oficial del #SevillaFC.#WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) September 29, 2023
Kjo ka ngjallur reagimin e Barcelonës, duke lëshuar një komunikatë për media.
“Barcelona e kupton se ky është një sulm kundër institucionit katalanas. Ky është një shkelje e papranueshme”, thuhet në komunikatë.
FC Barcelona në fund njoftoi se të gjitha marrëdhëniet me Sevillan janë ndërprerë derisa pozicioni i tyre të korrigjohet.
FC Barcelona official statement
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 29, 2023
Barcelona po akuzohet se ka dhënë ryshfet te ish-zëvendëspresidentin i Komitetit të Arbitrave Spanjoll, Jose Maria Negreira, nga viti 2001 deri në vitin 2018. /Telegrafi/