Anësori sulmues i Barcelonës, Carles Perez, thuhet se është në rrugën e drejt për t’u transferuar këtë afat kalimtar te Roma në Serie A.
Para disa ditësh u raportua se spanjolle Perez ka përfunduar në listën e dëshirave të Romës si zëvendësues i Nicolo Zaniolos së lënduar, ndërsa tani kanë ardhur shkëndijat e para.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Roma dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje që Perez të bashkohet me Giallorossët këtë afat kalimtar.
Marrëveshja mes palëve është arritur si huazim i thjeshtë gjashtë mujor me një detyrim blerje në fund të sezonit për 13 milionë euro.
Roma have agreed to sign Barcelona winger Carles Perez on loan with an obligation to buy in a deal worth €13m. (Sky Italia) pic.twitter.com/Qel7QM2mh5
— Transfer News Central (@TransferNewsCen) January 26, 2020
Tani e gjitha thuhet se do të jetë në duart e anësorit sulmues për të vendosur nëse ai dëshiron të bëjë një lëvizje në Itali.
21-vjeçari, i cili rinovoi kontratën e tij deri në 2022 vetëm katër muaj më parë, është gjendur në një situatë të papritur: nga të qenurit brenda dhe rreth skuadrës së parë, e deri në shtytje, duke ndjekur ndryshimi i trajnerit. /Telegrafi/