Dy klubet e mëdha të La Ligas, Barcelona dhe Real Madrid mund të ndërrojnë prodhuesit e tyre të fanellave.
Barca dhe Real Madrid kanë pasur marrëveshje me prodhuesit e njohur Nike, përkatësisht Adidas që nga viti 1998.
Por, sipas gazetës Sport, këto marrëveshje janë në dyshim, me Real Madridin në bisedime me Adidasin, në një përpjekje për të përditësuar marrëveshjen e tyre.
🚨CONFIDENCIAL SPORT🚨
🔥 El club está pendiente de las negociaciones del Real Madrid con Adidas
📄 El Barça debe renegociar su contrato con Nike y está atento al mercado
✍️ @sanantheonehttps://t.co/TSOI6vdsOL
— Diario SPORT (@sport) February 25, 2022
Los Blancos thuhet se kanë marrë një propozim nga Nike dhe ata duan të sigurohen se po marrin maksimumin e parave të tyre në marrëveshjen e tyre aktuale.
I njëjti raport pretendon se Barcelona tani po ndjek përditësimet nga afër.
Blaugranët do të ri-negociojnë marrëveshjen e tyre me Nike, me marrëveshjen e tyre aktuale që skadon në vitin 2023.
Dhe sipas Sport, Barca mund të kalojë tek prodhuesi Adidas në një shkëmbim të befasishëm mes dy klubeve, nëse vërtet Real Madrid përfundon duke hequr dorë nga prodhuesi gjerman për një marrëveshje më të mirë me Nike.
Kjo mund të jetë një nga temat që duhet mbajtur në sy gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/