Real Madridi në këtë javë publikojë raportin financiar nga sezoni aktual, e që ishte diçka jo edhe shumë befasuese.
Los Blancos në verën e këtij viti nuk shpenzoi asnjë qindarkë për transferime, duke rikthyer vetëm Martin Odegaardin në skuadër, e që kanë kursyer shumë.
Mediat dhe tifozët kishin pritur se do të ndodhte ndonjë transferim, mirëpo ata vazhduan të fortë dhe nuk bënë asnjë ndryshim tjetër.
Derisa në mediat thuhej se Kai Haverzt, Eduardo Camavinga dhe Erling Haaland ishin nën shënjestrën e Real Madridit, shumë nga tifozët mbetën të acaruar që asnjë prej tyre nuk u realizua.
Nga kjo gjë, klubi arriti që të shpëtonte hiq më pak se 533 milionë euro, duke shpëtuar kështu nga një edicion pa fansat e tyre në stadium shkaku i krizës nga coronavirusi.
Buxheti kishte rënie për 300 milionë euro, duke rënë kështu rreth 600 milionë, derisa buxheti i ri pritet të aprovohet më 20 dhjetor.
Kjo situatë te madrilenët, është një kontrast i madh me gjendjen ekonomike të Barcelonës që thuhet se ata mund edhe të falimentojnë.
Blaugranasit besohet se kanë një kredi mbi 100 milionë euro dhe gjendja nuk është aspak e mirë, me disa lojtarë që mund të shiten në janar.
Katalunasit kishin tentuar në verën e këtij vitit që të transferonin lojtar si Lautaro Martinez, Memphis Depay, Eris Garcian, madje edhe Neymarin, mirëpo, shkaku i krizës financiare, kjo gjë nuk ishte e mundur. /Telegrafi/