Telegrafi

Barcelona dhe Real Madrid kundërshtojnë që të ndërrohet stadiumi për El Clasico

Protestat dhe kaosi që është shtrirë në të gjithë Kataluninë, u pa si kërcënim edhe për ndeshjen El Clasico të parë të sezonit, ku u kërkua ndërrimi i stadiumit, por të dyja: Barcelona dhe Real Madrid e kanë refuzuar propozimin e La Ligas.

La Liga i bëri kërkesën RFEF-it (federatës së futbollit spanjoll) të mërkurën në mëngjes, kur u shfaqën imazhe në stacionet e lajmeve të martën në mbrëmje të zjarreve që shpërthenin në të gjithë rajonin, por asnjëri klub nuk beson se masa është e nevojshme.

Barcelona beson se ndeshja duhet të luhet në Camp Nou, ndërsa Real Madrid janë të mendimit se nëse ekzistojnë rreziqe të tilla sigurie, atëherë ndeshja duhet të shtyhet tërësisht sesa të zhvendoset në një vend tjetër.

Stadiumi ‘Camp Nou’. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kërkesa e La Ligës doli të jetë e papërfillshme, me të gjitha palët e përfshira, edhe pse Los Blancos janë të shqetësuar për situatën politike që rrethon një ndeshje tashmë me rrezik të lartë.

Real Madrid beson se kalendari i ndeshjeve i vendosur në qershor duhet të respektohet në mënyrë që të të ketë i drejtësi në konkurrencë, dhe vetëm do të mbështeste një shtyrje të ndeshjes.

Gerard Pique e Sergio Ramos . (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Të dy klubet kanë kohë deri të hënën për të paraqitur çështjet e tyre për të refuzuar ndërrimin e orarit. /Telegrafi/