Barcelona dhe Paris Saint Germain po mendojnë një shkëmbim të bujshëm të lojtarëve.
Dy skuadrat e mëdha evropiane janë duke menduar për një shkëmbim të portierëve gjatë afatit kalimtar të verës.
E gjitha si ide ka ardhur nga menaxheri i famshëm Mino Raiola, që përfaqëson portierin italian Giggi Donnrumma.
Duke parë vështirësitë që Donnarumma po has për ta zënë vendin e titullarit para Keylor Navas, Raiola po mendon ta largojë lojtarin e tij.
Agjenti italo-holandez ka raporte të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe i ka propozuar dy klubeve mes portierëve.
Sipas El Nacional, Giggi Donnarumma do të kalonte në Camp Nou ku do të kishte të sigurt fanellën e titullarit, derisa Marc Andre Ter Stegen në PSG.
Drejtuesve të dy skuadrave ju ka pëlqyer kjo ide dhe pritet të ulën e bisedojnë gjatë muajve të ardhshme, që ky shkëmbim të realizohet në verë.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Barcelonës do t’i duhej të shtonte edhe disa para, pasi Donnarumma vlerësohet më shumë dhe ka disa vite më pak se gjermani.
Në rast se do të bëhej realitet, atëherë ky do të jetë njëri nga shkëmbimet më të mëdha në vitet e fundit nga skuadrat evropiane. /Telegrafi/