Alex Telles pritet të largohet nga Porto në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi i majtë brazilian ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin.
27-vjeçari është bërë njëri nga mbrojtësit anësorë më të kërkuar në Evropë, me skuadra si Chelsea, Juventus, Roma e Arsenal që interesohen për të.
Por së fundmi garës për brazilianin i janë bashkuar edhe dy gjigantët tjerë evropianë, PSG e Barcelona.
PSG do të mbetet pa Layvin Kurzawan që largohet si transferim i lirë, derisa Barcelona synon shitjen e Junior Firpos.
Nga ana tjetër te Porto janë pajtuar të shesin lojtarin dhe janë në pritje të ofertës më të mirë.
Klubi portugez synon që nga shitja e Telles të fitojë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/