Dy klubet e mëdha evropiane, Barcelona dhe Paris Saint-Germain thuhet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian, Neymar.
E ardhmja e sulmuesit brazilian ka qenë shumë e përfolur tash e disa muaj, me Neymarin, i cili ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona dhe kalim te Real Madridi.
Megjithatë, tani thuhet se e ardhmja e tij është vendosur dhe gjithçka pritet të marr fund brenda disa orëve me nënshkrimin e kontratës dhe zyrtarizimin.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio nga Sky Italia, Barcelona më në fund ka arritur një marrëveshje për të ri-nënshkruar me Neymarin nga PSG.
#Calciomercato | #Barcellona, accordo raggiunto per #Neymar: a breve la firma ⬇️https://t.co/smm2NkMldt
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 29, 2019
Raportohet se përfundimisht është gjetur një marrëveshje midis dy klubeve, me sulmuesin e Brazilit të vendosur për t’u rikthyer në Camp Nou.
Neymar u largua nga Barcelona dy vjet më parë pasi shënoi më shumë se 100 gola për klubin, duke fituar dy tituj të ligës, tre trofe të Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/