Telegrafi

Barcelona dhe Messi me spektakël prej pesë golash ndaj Getafes, vazhdojnë fuqishëm garën për titull

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 5-2 në kuadër të javës 32-të të La Ligas.

Lionel Messi sërish i ka dhënë një fitore Barcelonës me gola, duke e mbajtur në vendin e tretë në renditje, por në kontakt me kreun në luftën për titull.

Argjentinasi e hapi ndeshjen në minutën e 8-të të takimit me një gol të bukur për 1-0.

Pastaj erdhën dy autogola në secilën anë nga një, ku fillimisht shënoi Clement Lenglet për 1-1, ndërsa disa minuta më vonë Sofian Chakla shënoi për 2-1.

Në minutën e 33-të sërish në skenë doli Leo Messi që shënoi për 3-1.

Argjentinasi golit një top në zonë me të parën, që shkoi në shtyllë, ndërsa po nga ai top i kthyer shënoi sërish ai nga një pozitë jo edhe aq e lehtë.

Me këtë gol u mbyll dhe pjesa e parë, ku mendohej që Barcelona ishte në rrugë të mirë që të marr tri pikë të reja.

Në minutën e 69-të mysafirët fitojnë penalti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Enes Unal që mposhti  Marc-Andre ter Stegen për 3-2.

Dukej që ndeshja do të bëhej më interesante por Getafe nuk arriti të rrezikojë më portën e katalunasve.

Në anën tjetër Barcelona shënoi golin e katërt me Ronald Araujo në minutën e 87-të.

Krejt në fund kishte vend edhe për Antoine Griezmann që shënoi nga penalltia për 5-2.

Me këtë fitore Barcelona ka 68 pikë, dy më pak se Reali që është i dyti dhe pesë më pak se Atletico Madridi, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore