Barcelona bën goditjen e madhe në afatin e janarit, pasi Ferran Torres mund të konsiderohet afrimi më i ri i klubit.
Edhe pse në vështirësi serioze ekonomike, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kënaqur kërkesat e Xavi Hernandez duke mbyllur marrëveshjen me Manchester City për sulmuesin premtues spanjoll.
Marrëveshja është arritur për 55 milionë eurove plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias.
Shifra e mbylljes së operacionit është larg 70 milionë eurove që Man City kërkonin fillimisht për kartonin e Ferran Torres.
Sezonin e shkuar spanjolli 21-vjeçar ishte një lojtar kyç për Citiziens, ndërkohë që gjatë këtij sezoni është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi. /Telegrafi/