Barcelona ka luajtur baras 1-1 në shtëpi me Athletic Bilabon në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas.
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka dështuar edhe në ndeshjen e tretë me radhë në kampionat, pasi ka barazuar me Bilbaon pas barazimit nga Girona dhe humbja nga Leganes.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, por ishin mysafirët baskë ata të cilët gjetën të parët rrjetën.
Edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, ishte vetëm Oscar de Marcos (41′), i cili shënoi për 0-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, Valverde futi në lojë Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin për të kërkuar fitoren, por nuk arritën më shumë se një barazim.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 84-të me anë të Munir El Hadadit, i cili shënoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit të Messit dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi, katalunasit vazhdojnë të kryesojnë me 14 pikë, ndërsa Bilbao renditet në vendin e 14-të me shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Barcelona udhëton te Valencia, ndërsa baskët e presin Real Sociedadin. /Telegrafi/