Telegrafi

Barcelona dëshiron vazhdimin e kontratës me Messin

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi shumë shpejt pritet të firmos një kontratë të re me Barcelonën.

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, babai i sulmuesit, Jorge Messi duket se e ka pranuar propozimin e drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën menjëherë pas kthimit të sulmuesit nga pushimet.

Ishte viti 2014 kur Messi nënshkroi kontratën e fundit me Barcelonën, përpara se të nisej për në Kampionatin Botëror të Brazilit, ndërsa përfundon në vitin 2018.

Lexo po ashtu Ronaldinho: Neymar shkëlqen pas ndihmës nga Messi!

Klauzola e zgjidhjes së kësaj kontratë kap shifrën e 250 milionë eurove, për atë edhe nuk ka pasur interesime nga skuadra tjera.

Kontrata e re e propozuar për pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’ parashihet të jetë deri në vitin 2021, dhe është ëndërr e drejtuesve të Barcelonës, pasi dëshirojnë që Messi të jetë i pranishëm në përurimin e Camp Nout të rinovuar, që parashikohet të ndodhë në vitin 2021. /Telegrafi/