Gjiganti spanjoll, Barcelona po ndjek me vëmendje mesfushorin e Olympique Marseille, 19-vjeçarin Maxime Lopez.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, katalunasit e shohin talentin francez si një pasues të mundshëm dhe ideal për Andres Iniestan, i cili në fund të sezonit mbetet pa kontratë.
Barca po llogarit në marrëdhëniet e tyre të mira me drejtorin sportiv të skuadrës franceze, Andoni Zubizarreta, për të ndihmuar në lehtësimin e negociatave potenciale pasi spanjolli është legjendë e katalunasve.
Lopez është etiketuar si lojtar me të ardhme të ndritur dhe Barca po konsideron transferimin e tij, pasi mesfushorët aktual nuk po mund ta zëvendësojnë Iniestan.
I riu ka zbuluar edhe ofertat nga Liga Premier në të kaluarën, ku Liverpooli ishin shumë të interesuar në shërbimet e tij. /Telegrafi/