Site icon Telegrafi

Barcelona dëshiron ta ritransferojë Dani Olmon

Barcelona thuhet se është e interesuar që ta transferojë ish anësorin e tyre nga Dinamo Zagrebi, Dani Olmo.

ESPN raporton se anësori është në mesin e tre lojtarëve që po monitorohen nga Blaugranasit, ndërsa Diario AS kishte raportua në muajin gusht se edhe Atletico Madridi është në garë për të.

Në garë për transferimin e Olmos janë po ashtu edhe Tottenham Hotspuri me Ajaxin, mirëpo katalunasit po i prijnë garës.

Dani Olmo

Anësori i talentuar iu bashkua Dinamos si pjesë e marrëveshjes me Alen Halilovicin në vitin 2015, gjersa tani Barcelona e do rikthimin e tij.

Lexo po ashtu La Masia nuk është më në modë: Lojtarët kryesorë nuk e duan më ekipin e parë, pasi largohen shumë herët

Olmo aktualisht është 21-vjeçar po kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij, ndërsa kanë filluar kontaktet e para mes të dyja klubeve.

Por, sipas mediave në Spanjë, lojtari e dëshiron transferimin në Ligën Premier ose në Bundesligë në mënyrë që të zhvillohet edhe më shumë si lojtar. /Telegrafi/

Exit mobile version