Telegrafi

Barcelona dëshiron ta mbajë Dembelen edhe për pesë vite të tjera

Barcelona ka filluar bisedimet me Ousmane Dembelen për të rinovuar kontratën, raporton gazetari Ekrem Konur.

Skuadra katalunase ende beson në cilësitë e sulmuesit francez, andaj dëshiron ta blindojë edhe për pesë vite të ardhshme.

Kontrata aktuale e 24-vjeçari skadon në vitin 2022, gjersa Blaugranasit duan që ai të firmosë marrëveshjen e re që do ta mbante deri në atë 2027.

Edhe pse forma e tij nuk ka qenë e kënaqshme, shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme, Joan Laporta beson se lojtari ka çfarë t’i ofrojë skuadrës.

Kështu, Barcelona është në bisedime me Dembelen dhe agjentin e lojtarit për të rinovuar kontratën sa më parë.

Mes shumë zërave për largimin e tij nga Camp Nou, duket se katalunasit duan që t’i konfirmojnë mbështetjen e madhe. /Telegrafi/