Site icon Telegrafi

Barcelona dëshiron ta heqë qafe yllin e paguar 58 milionë euro në verë

Raphinha erdhi në Barcelonë nga Leedsi këtë verë për 58 milionë euro, por në gjysmën e parë të sezonit nuk i justifikoi paratë e investuara pasi shënoi katër gola dhe asistoi shtatë herë në 25 paraqitje.

Për sulmuesin brazilian – agjenti i të cilit është Deco, ish-lojtar i Barcelonës dhe i Kombëtares së Portugalisë – ka pasur një takim me drejtuesit e klubit katalanas.

Ata u takua në dhjetor për të diskutuar situatën e tregut dhe të tashmen dhe të ardhmen e Raphinhas.

Barcelona nuk është plotësisht e kënaqur me performancën e anësorit, megjithëse e pranojnë se ai ka nevojë për kohë. Realiteti është se ai nuk po bën ndryshimin që pritej nga një lojtar për të cilin janë investuar para të mëdha.

Spanjollët deklarojnë se Raphinha dëshiron të qëndrojë në klubin katalanas, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Lexo po ashtu Barcelona do të provojë deri në momentin e fundit një transferimin në sulm

Megjithatë, Sport pretendon se Deco ka thënë se pret oferta verore nga klubet angleze për Raphinhan.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e sheh Raphinha-n në plan të parë, por vendos rregullisht Ousmane Dembele në vend të tij. Nëse Xavi kthehet në një formacion me katër mesfushorë, Raphinha mund të gjendet në një situatë edhe më të vështirë.

Barcelona nuk dyshon në cilësinë e jashtëzakonshme të Raphinhas, por shifrat janë të qarta. /Telegrafi/

Exit mobile version