Telegrafi

Barcelona dëshiron qëndrimin e Mascheranos

Gjiganti spanjoll nuk është i interesuar ta lë të lirë argjentinasin, Javier Mascherano.

Barcelona janë të sigurt se Javier Mascherano do të qëndrojë në Camp Nou dhe kanë planifikuar bisedime me reprezentuesin argjentinas pas Kupës së Amerikës.

Sipas Sport, 32-vjeçari konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm i skuadrës nga Luis Enrique.

Por, kërkohet nga Juventusi, ku ai mund të kthehet në rolin e tij natyral në mesfushë gjë që te Barcelona nuk mund ta bëjë.

Megjithatë, Barca janë të gatshëm t’i ofrojnë Mascheranos një kontratë të përmirësuar, ku do të mund ta shohin atë të fillojë një karrierë si trajner në Camp Nou, pasi ai të del në pension. /Telegrafi.