Barcelona ka paraqitur një ofertë fillestare për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.
Klubi katalunas ringjalli bisedimet me Cityn këtë javë për reprezentuesin e Spanjës U21, një lojtar i dalë nga akademia La Masia.
Gazetari spanjoll Oriol Domenech deklaroi se drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë dërguar ofertën e parë për lojtarit, por janë refuzuar.
“Oscar Grau (drejtori i Barçës) tashmë ka telefonuar Manchester Cityn për të bërë një ofertë prej 10 milion eurosh”.
“City ka thënë jo”, ka thënë gazetari Domenech.
Është e kuptueshme që City kërkon 25 milionë euro për të shitur Garcia, i cili është brenda 12 muajve të fundit të kontratës së tij.
Nga ana e tyre, Barca heziton të shkojë më shumë se 15 milionë euro për një lojtar që mund ta marrë pa para verën e ardhshme. /Telegrafi/