Barcelona ende nuk ka bërë një përforcim në skuadrën e saj që nga ardhja e Oriol Romeu në fillim të korrikut, por me afatin e transferimeve më pak se 24 orë larg nga mbyllja, tani ose kurrë duhet të ndodh transferimi te Blaugranët.
Lajmet e fundit nga Katalunia thonë se Barcelona më në fund ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo, me të cilin ata kanë qenë prej kohësh të lidhur.
Sipas gazetës katalunase Sport, oferta është një huazim i thjeshtë, ku Barcelona do të paguajë të gjitha pagat e tij.
? CONFIRMED: City have received Barcelona’s offer for Cancelo. @AdriaAlbets
— barcacentre (@barcacentre) August 31, 2023
Fillimisht mendohej se Barcelona përfshinte një opsion blerjeje prej 30 milionë euro si pjesë e marrëveshjes, por me ekipin katalan që po përpiqet të përshtatet në kufirin e pagave të tyre, heqja e opsionit të blerjes do të ndihmojë në shmangien e problemeve në këtë drejtim.
Ndërsa City dëshiron të shohë largimin e Cancelos, mendohej se ata po shtynin për një zgjidhje të përhershme dhe donin të paktën një opsion blerjeje, nëse jo një klauzolë të detyrueshme blerjeje.
Meqenëse tregu është kaq afër mbylljes, duket se nuk ka gjasa që ata të vendosin shumë pengesa në rrugë.
Nëse Cancelo arrin në Camp Nou, do të shohë që Xavi Hernandez më në fund të marrë opsionin me përvojë në krahun e djathtë të mbrojtjes që ai ka kërkuar të nënshkruajë për disa kohë. As Hector Bellerin dhe as Sergino Dest nuk bënë përshtypje për të, dhe kjo është bërë një problem i madh për BLaugranët. /Telegrafi/