Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, Barcelona kishte kompletuar blerjen e Joao Cancelos dhe Joao Felixit nga Manchester City dhe Atletico Madridi respektivisht.
Këto dy transferime gjatë asaj kohe u panë si tejet të qëlluara, ani pse asnjëri prej tyre nuk kishte në veçanti një sezon të mirë në Kataloni.
Të dy lojtarët u rikthyen tek klubet e tyre më herët gjatë kësaj vere dhe për momentin, nuk është fare e sigurt nëse do të rikthehen tek blaugranasit.
Nga të dy këta, Cancelo ka më së shumti mundësi që të rikthehet, veçanërisht pasi Barcelona kompletoi shitjen e Julian Araujos tek Bournemouth.
Siç raporton gazeta katalanase SPORT, Cancelo e dëshiron vetëm rikthimin tek Barcelona. Ai ka marr oferta gjithashtu edhe nga Juventusi dhe klubet arabe, por qëllimi i tij mbetet rikthimi në Spanjë.
Barcelona në anën tjetër i ka të gjitha resurset e gatshme për ta rikthyer Cancelon në ekip, përkundër faktit që pati një sezon të dobët.
Një ofertë huazimi prej shtatë milionë eurosh është dërguar tek ‘Qytetarët’ e cila përfshin klauzolën e blerjes prej 20 milionë eurosh.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier sidoqoftë, nuk janë të gatshëm që të negociojnë për një tjetër marrëveshje huazimi, pasi duan ta shesin në mënyrë të përhershme kartonin e yllit portugez./Telegrafi/