Telegrafi

Barcelona, City, Real Madrid dhe Atletico – Messi thyen heshtjen më në fund për të ardhmen e tij

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për La Sexta, duke folur rreth të ardhmes së tij.

Ylli argjentinas ka deklaruar se ai është në dijeni për vështirësitë që po i kalon klubi, derisa është ndalur të sqarohet edhe për mënyrën se si rrodhën gjërat në verë.

“E di se klubi po kalon nëpër momente të vështira, andaj është e vështirë…do të jetë e vështirë të rikthehemi ku ishim më parë”, ka thënë Messi për La Sexta.

Lexo po ashtu Santos nuk e pranon rekordin e Messit si golashënuesi më i mirë për një klub – klubi brazilian thotë se ende është Pele

“E dua Barcelonën, është jeta ime, E kam një storie dashurie me Barçan, ata më dhanë gjithçka”.

“Të largohem si lojtar i lirë në verë? E dija se nëse do shkonim në gjykatë, do të fitoja. Nuk ma tha vetëm një avokat, shumë ma thanë. Por, unë nuk doja të largohem nga Barça në atë mënyrë”.

Lexo po ashtu Pasi e mposhti Messin për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo: Vetëm talenti nuk mjafton

“Çfarë ndodhi me Luis Suarezin te Atletico, ishte…çmenduri! Ai u larguar si i lirë, u larguar që të luftonte për objektivat me skuadrën tjetër, sikurse ne”.

“E kalova gjithë vitin duke i thënë Bartomeut se dua të largohem nga Barcelona, Por, presidenti më tha jo. Letra lamtumirëse ishte në zyrën e tij. Mendova se kisha përfunduar ciklin tim. Duhet një ndryshim. Dëshiroja të largohesha, cikli te Barça kishte përfunduar”.

Lexo po ashtu Messi flet pas thyerjes së rekordit të Peles: Kurrë nuk e ka menduar se do të thyej ndonjë rekord

“Nuk e di se kur kam biseduar me Gurdilan për herë të fundit, por ne flasim. Nuk flasim se kur do të takohemi. Për mua, Pep është më i miri, ai ka diçka speciale”.

“Nuk jam duke negociuar me klube si lojtar i lirë. Siç e thash nuk kam ende të qartë asgjë deri në fund të sezonit. Neymar? Ta rikthesh Neymarin te Barça është diçka e shtrenjtë”.

Lexo po ashtu Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë

“Do më pëlqente të luaja në ShBA, ishte gjithmonë ëndrra ime…por, nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk do t’i bashkohem Real Madridit apo Atletico Madridit. Është e pamundur. Nuk e di nëse do të largohem nga Barça. Dua të jem pjesë e klubit edhe pasi të pensionohem”, ka shtuar më tej gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi është duke u kërkuar nga City dhe PSG, por e ardhmja e tij mbetet të qartësohet në verën e vitit 2021. /Telegrafi/