Telegrafi

Barcelona – Chapecoense: Follmann, Neto dhe Ruschel emocionojnë të gjithë (Video)

Barcelona fitoi me rezultat 5-0 ndaj Chapecoenses në trofeun Gamper.

Në këtë takim shënuan Luis Suarez, Lionel Messi, Gerard Deulofeu, Sergio Busquets dhe Denis.

Lexo po ashtu Legjendarët kthehen në Brazil: Skena emocionuese teksa 100 mijë tifozë të Chapecoense u japin lamtumirën e fundit ‘kampionëve të përjetshëm’ (Foto/Video)

Por, e gjitha vëmendja ishte te treshja e lojtarëve Jackson Follmann, Helio Neto dhe Alan Ruschel.

Kjo pasi ata janë lojtarët e vetëm që i shpëtuan aksidentit tragjik në aeroplan dhe para fillimit të ndeshjes ata u nderuan në Camp Nou.

Ky ishte një gjest i madh nga klubi katalunas dhe tifozët. /Telegrafi/