Telegrafi

Barcelona – Celta Vigo, formacionet zyrtare

Lideri aktual i La Ligas, Barcelona do të luajë në shtëpi ndeshjen e javës së 18-të.

Skuadra e trajnerit Ernesto Valverde do të jetë nikoqire e Celta Vigos e cila pas një starti të dobët është ngjitur në pjesën e epërm të tabelës.

Barcelona në këtë takim vije pas barazimit në udhëtim 1-1 te Valencia, ndërsa Celta Vigo pas fitores minimale 1-0 ndaj Leganes.

Dy trajnerët tanimë edhe kanë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide e cila fillon nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Busquets, Rakitic, Paulinho, Iniesta, Messi, Suarez.

Celta Vigo: Bllanco, Mallo, Cabral, Fontas, Jony, Wass, Lobotka, Sanchez, Sisto, Aspas, Gomez. /Telegrafi/