Telegrafi

Barcelona blen edhe një mbrojtës francez

(L-R) France's defender Laurent Koscielny, France's defender Lucas Digne and France's defender Raphael Varane celebrate after a Round of 16 football match between France and Nigeria at Mane Garrincha National Stadium in Brasilia during the 2014 FIFA World Cup on June 30, 2014. AFP PHOTO / FRANCOIS XAVIER MARIT

Lucas Digne është afër transferimit te Barcelona nga Paris Saint-Germaini.

Mbrojtësi i majtë, që sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Roma, raportohet se do t’i kushtojë katalonasve 20 milionë euro.

Sipas raportimeve në Francë dhe Spanjë, futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Lexo po ashtu: Umtiti me një klauzolë marramendëse te Barcelona

“AS” raporton se futbollisti të enjten do të prezantohet në Camp Nou.

Barcelona sot ka zyrtarizuar francezin tjetër, Samuel Umtit.