Sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës , Viktor Gyokeres është padyshim një nga më të mirët në botë, por ai nuk luan për një pretendent të Ligës së Kampionëve për momentin, edhe pse klubet që e duan janë shtuar, në mesin e tyre edhe Barcelona.
Shumë do të pyesin sesi Barcelona do të ishte në gjendje të përballonte një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.
Megjithatë, Barcelona beson se mund të bëjë një marrëveshje shumë më lirë, shkruan Sport.
Sulmuesi suedez thuhet se ka një marrëveshje me Sportingun që mund të largohet për rreth 60-70 milionë euro verën e ardhshme.
Barcelona beson se mund ta ul çmimin duke përfshirë potencialisht në marrëveshje Vitor Roquen, i cili iu ofrua Sportingut verën e kaluar për 30 milionë euro, ndërsa po ashtu mund të përdorë kartën e Francisco Trincao për të cilin mban 50 përqind të shitjes së ardhshme të tij.
Ata besojnë se duke përfshirë këto të drejta dhe Roquen, mund të marrin Gyokeres si zëvendësimin e tyre afatgjatë të Robert Lewandowski me çmim më të lirë.
Nga ana tjetër, ka një arsye që Roque përfundoi në Real Betis këtë verë, pasi në varësi të formës së tij, ai mund të blihet në fund të sezonit.
Skuadra të ndryshme të Ligës Premier janë të lidhura me Gyokeres, duke përfshirë Manchester United, që do të drejtohet nga Ruben Amorim. /Telegrafi/