Telegrafi

Barcelona bën padi për Gabigolin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se klubi i tij do t’i mbroj interesat e veta mbi çështjen e Gabigol. 

Kur Barcelona kishte blerë Neymarin kishin arritur marrëveshje edhe për tre talentet tjera, duke pas të drejtën që kjo skuadër të vendos për ta.

Tuttosport shkruan se, Santosi ka qenë i detyruara t’i tregoj Barcës për ofertat.

Santosi kishte pritur vetëm deri më 29 gusht, e jo siç ishte marrëveshja 30 gusht.

“Santos nuk e ka respektuar kontratën”.

“Ata nuk qëndruan prapa marrëveshjes dhe Barcelona do t’i mbrojë interesat e veta”, ka thënë Josep Maria Bartomeu për RAC. /Telegrafi/