Site icon Telegrafi

Barcelona bën ofertë ‘zyrtare’ për yllin e Bayer Leverkusenit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco thuhet se po punon për marrëveshjen e transferimit të Jonathan Tah nga Bayer Leverkuseni këtë verë.

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Roger Torello, Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për Jonathan Tah.

Katalanasit thuhet se i kanë ofruar Bayer Leverkusenit 20 milionë euro për mbrojtësin gjerman.

Tah është i emocionuar për mundësinë që të punojë përsëri nën urdhrat e Hansi Flick. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin për kohën e Flick në ekipin kombëtar të Gjermanisë.

 

Kampionët e Bundesligës me sa duket duan rreth 30 milionë euro pasi refuzuan ofertën e Bayern Munich prej 20 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse,

Marrëveshja aktuale e Tah me Bayer Leverkusen skadon në vitin 2025 që do të thotë se ai duhet të jetë i disponueshëm me një kosto të ulët.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar luajti një rol vendimtar në triumfin historik të ekipit të Xabi Alonsos në Bundesligë sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version