Ndjekja e Barcelonës për Eric Garcia duket se ka mbaruar për momentin, pasi klubi katalunas nuk është i interesuar të paguajë as sa gjysma e shumës së kërkuar nga Manchester City.
Klubi katalunas bëri një ofertë të re për mbrojtësin e Cityt, por ishte më e ulët se një ofertë e mëparshme që ata kishin bërë.
City kishte refuzuar më parë një ofertë me vlerë tetë milion euro, plus dy milion euro bonuse duke e cilësuar shumë të ulët.
Tani, Barcelona ka bërë një ofertë të re prej vetëm pesë milion eurosh, plus bonuse që nuk arrijnë shumën e mëparshme prej 10 milionë euro nga oferta e parë.
Është e kuptueshme që City e ka hedhur poshtë përsëri këtë ofertë të re, duke vazhduar ta vlerësojë spanjollin në 30 milionë euro.
Klubi anglez beson se ky është një çmim i drejtë për Garcian, i cili ka vetëm një vit nga kontrata e tij në Etihad Stadium.
City gjithashtu beson se Garcia është një anëtar i vlerësuar i skuadrës së Pep Guardiola për sezonin 2020/21 dhe se, nëse e mbajnë atë për një vit tjetër, ata mund ta bindin atë të nënshkruajë një kontratë të re përtej 2021.
Ai tashmë ka luajtur dy ndeshje për klubin këtë sezon, duke quar në 25 numrin e paraqitjeve totale me ekipin e parë. /Telegrafi/