Max Aarons pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë anglez që aktivizohet me Norwich Cityn pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha dhe ka pasur rritje të vazhdueshme në karrierën e tij.
Mediat në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se Barcelona është futur në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar.
Edhe pse kanë blerë Sergino Dest, katalunasit duan një tjetër lojtarë në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pasi Sergi Roberto mund të largohet në verë.
Gjiganti katalunas e ka përcjellë që një kohë lojtarin dhe duket se janë gati për të bërë një ofertë.
Megjithatë afrimi i tij nuk është aspak i lehtë, pasi shumë klube tjera janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Roma,West Ham United, Everton dhe Bayern Munich gjithashtu janë në garë për lojtarin.
Norwich City duket se nuk mund ta mbajë yllin e tyre, por duan 30 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje, ku ka një gol të shënuar dhe katër asistime. /Telegrafi/