Telegrafi

Barcelona i bashkohet garës për transferimin e Sanchos

Jadon Sancho pritet që të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez ka shkaktuar disa probleme në klub dhe është dënuar tri herë nga Dortmundi.

Kjo ka bërë klubin gjerman që të mendojë shitjen e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Manchester United, Arsenal, Manchester City, Liverpool e PSG janë skuadrat e interesuara për të.

Por së fundmi garës për transferimin e Sanchos i është bashkuar edhe gjiganti katalunas Barcelona.

Jadon Sancho. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Kampionët në fuqi të La Ligas në ndeshjen e fundit që zhvilluan me Dortmundit kanë biseduar me drejtuesit e klubit për një transferim të mundshëm të anglezit në Camp Nou.

Antoine Griezmann mund të largohet në drejtim të PSG-së, ndërsa Sancho pritet ta zë vendin e tij.

Gjithsesi për ta bërë të vetin Sanchon, Barcelona duhet të paguajë shumën prej 120 milionë eurove. /Telegrafi/