Talenti francez i Monacos, Thomas Lemar është bërë shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar.
Arsenali tashmë ka bërë tre oferta për 21-vjeçarin e talentuar francez, ndërsa Manchester City dhe Liverpooli gjithashtu mbanë një interes të vërtetë për të.
Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, Barcelona ka hyrë në garë për të nënshkruar me anësorin e krahut të majtë të Monacos, Thomas Lemar.
Pas shitjes së Neymarit te PSG për 222 milionë euro, katalanasit e shohin francezin si një zëvendësim të mundshëm dhe tani janë një nga klubet kryesore në luftë për të nënshkruar lojtarin e anës së majtë.
Për të transferuar yllin e skuadrës nga Principata, Barcelona duhet të paguajë së paku 60 milionë euro. /Telegrafi/