Barcelona dhe ylli i Leeds United, Raphinha, thuhet se kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale.
Raphinha ka qenë njëri nga lojtarët më produktiv dhe më interesant në dy sezonet e fundit në Ligën Premier.
Forma e tij e mirë ka bërë që anësori sulmues brazilian të pëlqehet nga shumë klube evropiane, ndër to edhe Barcelona.
Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona dhe Raphinha kanë rënë dakord tashmë për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare.
Ylli i Leeds United thuhet se do të injorojë ofertat e tjera dhe do të bëjë gjithçka nga ana e tij për të detyruar një lëvizje te Barça në verë.
✅ Raphinha dice ‘sí’ al Barça
🤝 Raphinha lo pondrá todo de su parte: forzará al Leeds para hacer viable su aterrizaje en el Camp Nou en verano
🧐 ¿Qué te parece su fichaje?
▶️ https://t.co/8X9zEKh08X pic.twitter.com/hE52pHNxJz
— Diario SPORT (@sport) March 27, 2022
Lajmi ka marrë konfirmime edhe nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili njihet edhe si specialist i transferimeve.
Sipas tij, kontrata e Raphinhas përfshin dy klauzola lirimi: 75 milionë në rast se Leeds do të qëndrojë në Ligën Premier dhe 25 milionë nëse bie nga kategoria.
Kjo është arsyeja e vetme pse Barcelona po pret të bëjë ofertën e tyre hapëse për klubin anglez, pasi kushtet personale nuk janë tashmë problem. /Telegrafi/
Raphinha's contract includes two release clauses: 75 million in case Leeds will stay in PL, 25 million if relegated. That's why Barcelona are waiting to make their opening bid. 🇧🇷 #FCB
Personal terms not an issue. Barça are in advanced talks with his agent Deco since February.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 27, 2022