Telegrafi

Barcelona arrin marrëveshje personale me Joao Cancelon

Joao Cancelo po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Manchester Cityt, pasi e ardhmja e tij është në La Liga.

Mbrojtësi portugez më në fund ka arritur marrëveshje personale për tu bashkuar me gjigantin katalunas Barcelonën.

Kampioni në fuqi i Spanjës prej kohësh e kërkonte transferimin e portugezit dhe më në fund kanë arritur marrëveshje personale.

Lexo po ashtu Xavi i bën presion Barcelonës: I do edhe dy transferime, derisa duhen edhe tri largime

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se tanimë ka marrëveshje mes palëve dhe pritet marrëveshja finale mes dy klubeve.

“Joao Cancelo ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën, ai dëshiron të lëvizë. Xavi e dëshiron portugezin që nga janari dhe tani bisedimet po vazhdojnë me Manchester Cityn për të gjetur një marrëveshje”.

Lexo po ashtu Barcelona mbetet e prirur për transferimin e Cancelos

“Plani i Barcelonës u zbulua ku do të përdoren një pjesë e buxhetit nga shitja e Ousmane Dembeles për transferimin e Joao Cancelos”, thuhet në njoftimin e Fabrizio Romanos.

Besohet se City do të pranojë një ofertë rreth 30 milionë euro për ta lënë portugezin të transferohet në Camp Nou. /Telegrafi/