Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka marrë një dënim qesharak nga Federata e futbollit spanjoll.
Katalunasit ishin paditur nga Atletico Madrid për transferimin e sulmuesi francez, Antoine Griezmann.
FFS i ka shqiptuar ditën e sotme Barcelonës një dënim qesharak, duke e dënuar atë me vetëm 300 euro.
Edhe pse është një dënim modest, Barcelona nuk e ka pranuar atë.
26 herë kampionët e Spanjës kanë vendosur që të apelojnë dënimin në Federatën e Spanjës.
‘Mundo Deportivo’ ka shkruar se Barcelona është e vendosur mos ta pranojë këtë dënim pasi nuk ka asnjë provë për t’i dënuar ata.
Kjo për shkak që katalunasit nuk dëshirojnë ta dëmtojnë imazhin e klubit duke pranuar dënimin.
Në anën tjetër Atletico Madrid pretendonte të fitonte 80 milionë euro të tjera. /Telegrafi/