Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Manchester Cityn për transferimin e Joao Cancelos, raporton Manu Sainz i AS.
Marrëveshja e plotë mund të arrihet javën e ardhshme.
Cancelo do t’i bashkohej Barçës në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi i djathtë ka kërkuar që kjo lëvizje të ndodhë. Këmbëngulja e tij ishte kyçe në të gjithë këtë ndodhi.
Xavi gjithashtu e konsideroi 29-vjeçarin objektivin e tij prioritar të transferimit edhe në janar.
Joao Cancelo po stërvitet i vetëm te Manchester City, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munich. /Telegrafi/