Barcelona fitoi ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 6-1, duke përmbysur kështu rezultatin 4-0 nga ndeshja e parë.
Golat për vendasit u shënuan nga Luis Suarez (3’), Layvin Kurzawa (40’), Lionel Messi (50’), Neymar (88’, 90’+1) dhe Sergi Roberto (90’+5). Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Edison Cavani (62’).
Më i miri në takim ishte Neymar, i cili u vlerësua me notën maksimale 10, ndërsa më poshtë keni notat nga të dy skuadrat. /Telegrafi/