Telegrafi

Barcelona 6-1 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Messin dhe Suarezin (Foto)  

Treshja e Barçës, Coutinho-Suarez, Messi (Foto: Barcelona/Twitter)

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (5′, 44′, 76′), Lionel Messi (30′, 36′) dhe Philippe Coutinho (66′) për Barçën, ndërsa Portu (3′) shënoi për mysafirët.

Lexo po ashtu Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Dyshja Messi-Suarez ishin të pandalshëm në këtë ndeshje dhe të dy u vlerësuan më së larti duke u notuar me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për anësorin e mysafirëve, Aday Benitez, i cili u notua me 5.1. /Telegrafi/

Barcelona:

Paraqitje të lartë patën edhe Coutinho dhe Dembele

Girona:

Te Girona dështuan edhe Ramalho dhe Juanpe