Telegrafi

Barcelona 36 milionë euro për dyshen e Valencias

Barcelona pritet që të ofrojë në radhët e veta dyshen e Valencias, Paco Alcacer dhe Diego Alves.

Portieri Claudio Bravo pritet të largohet nga Barcelona drejt Manchester Cityt dhe në vend të tij do të vijë ai i Valencias, Diego Alves.

Por Barca nuk është e interesuar vetëm për portier, pasi tash e disa ditë është në bisedime me sulmuesin Paco Alcacer.

Brenda këtyre ditëve pritet të ketë më shumë rreth kësaj marrëveshje. /Telegrafi/