Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.
Blaugranët nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat, pasi edhe pse me Lionel Messin e kthyer në skuadër, janë mposhtur nga Betisi.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Messi (68′, 90+) dhe Arturo Vidal (79′) për vendasit, ndërsa për Betisin shënuan Firpo Junior (20′), Joaquin (34′), Giovani Lo Celso (71′) dhe Sergio Canales (83′).
Megjithatë, edhe pse humbi, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin kroat Ivan Rakitic që u vlerësua me 4.8. /Telegrafi/
Barcelona:
Real Betis: