Telegrafi

Barcelona 3-0 Elche, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Elches në ndeshjen e mbetur nga java e parë në La Liga.

Klubi katalunas i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Elchen në Camp Nou, pas barazimit ndaj Cadizit në ndeshjen e fundit.

Golat në këtë fitore të Blaugranëve u shënuan nga Lionel Messi (48’, 69’) dhe Jordi Alba (73’).

Lexo po ashtu Barcelona fiton thellë ndaj Elches dhe ngjitet në tabelë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Messi, i cili pas dy golave u notua me 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin mysafir, Raul Guti që u vlerësua me notë 6.1

Notat e lojtarëve:

/Telegrafi/