Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 përballë Celta Vigos në ‘Camp Nou’.
Gjiganti katalunas e pa vetën në disavantazh pas 20 minutave, ndërsa kaloi në epërsi më vonë por e kotë, pasi mysafirët barazuan dhe u mbrojtën mirë.
Autori i golit të parë për Barcelonën, Lionel Messi ishte më i miri në fushë duke marrë edhe notën më të lartë tek vendasit (8.6).
Paraqitje të mirë tek Barcelona kishte edhe Jordi Alba që asistoi (8.00) dhe Luis Suarez që shënoi golin e dytë (7.7).
Ndërkohë në këtë takim dëshpëroi portieri Ter Stegen që u vlerësua (6.4) dhe dy qendërmbrojtësi Umtiti (6.6) dhe Pique (6.8).
Tek mysafirët më të mirët në fushë ishin dyshja sulmuese Aspas (8.7) dhe Gomez (7.3). /Telegrafi/