Telegrafi

Barcelona 2-1 Real Sociedad, notat e lojtarëve: Messi më i miri në fushë, përkundër që nuk shënoi e asistoi

Barcelona ka marrë një fitore tejet të vështirë, por njëkohësisht edhe shumë të vlefshme ndaj Real Sociedad.

Katalunasit fituan me rikthim 2-1, në një ndeshje ku të tre golat u realizuan brenda 45 minutave të para.

Willian Jose realizoi fillimisht për mysafirët, para se Jordi Alba dhe Frenkie de Jong të shënonin për vendasit.

Përkundër që nuk shënoi ose asistoi në këtë takim, Lionel Messi përsëri ka marrë notën më të lartë në ndeshje.

Ndërkohë me nota të larta janë vlerësuar edhe dy golashënuesit Jord Alba e Frenkie de Jong.

Adnan Januzaj qëndroi në fushë 56 minuta dhe ishte ndër më të vlerësuarit tek skuadra e tij.

E nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për mbrojtësin mysafir Normand. /Telegrafi/