Telegrafi

Barcelona 1-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Mbretërit kanë arritur të triumfojnë në Camp Nou në një ndeshje plot spektakël dhe me këtë fitore kanë rrëmbyer pozitën e parë në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Federico Valverde (5’), Sergio Ramos (63’) dhe Luka Modric (90’).

Lexo po ashtu Real Madridi fiton me spektakël ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe bëhet lider në La Liga

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni i Realit, Ramos, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësi e Barçës, Clement Lenglet që u notua me 5.7.

Barcelona:

Real Madrid:

/Telegrafi/